Namik Dokle reagon për trenin serb: Raçaku nuk do të përsëritet kurrë

Deputeti i PS-së, Namik Dokle reagoi për trenin e nisur nga Beogradi në drejtim të Mitrovicës. Dokle shkruan se ai është tren i provokimit dhe mbështet vendimin e qeverisë dhe presidentit për ta ndaluar atë tren dhe për të mos lejuar hyrjen e tij në Kosovë.

Postimi i plotë i Dokles

“Stop trenit që provokon!

Veprim shume i drejte i Presidentit dhe i Qeverise se Kosoves per ndalimin e trenit provokues, te nisur nga Beogradi. Nje shtet i pavarur nuk mund te lejoje kurre provokime te tilla, nuk mund te lejoje qe disa “nacinaliste te lafitur” te shkelin mbi ligjet dhe Kushtetuten e Kosoves!

Pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme!

Racaku nuk do te perseritet kurre!

Kosova është Kosovë!”, shkruan Dokle.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU