Na shpëtoni nga diktatura!

Nga Artan Fuga

Ne mesuesit dhe pedagoget jemi ca diktatore te vegjel, diktatoruce.
Vete zgjedhim dijet qe u japim nxenesve dhe studenteve, vete i shpjegojme, vete vleresojme veten si shume te larte, vete vleresojme me nota viktimat tona, vete vleresojme punen tone.

Me vjen ndot nga ky lloj erosi me vetveten. Nga ky lloj narcizmi funksional. Nga ky autizem qe e ka vrare shkollen publike dhe private duke i futur ne nje varr te perbashket bashkie. Nga ky lloj qejfi me qejfin tone. Nga ky lloj totalitarizmi pedagogjik sovjetik.

Pra vete firmosim dhe vete vulosim.
Prandaj arsimi eshte ne kete gendje.
Nuk maten rezultatet e punes.

Lutem autoriteteve dikasteriale te na shpetojne ne nga pushteti yne, edhe viktimat tona, sepse pushteti diktatorial si edhe ne poliike edhe ne na ben medioker.
Na shpetoni nga diktatura jone.

Mjafton qe mesimdhenia dhe vleresimi i nxenesve dhe studenteve te ndahen prej njeri tjetrit.

Si ne boten e qyteteruar ku pushtetet jane te ndara. Jo si ne fiset barbare.

Nuk dini si ta beni??? Normale, nuk mund t’i dini te gjitha. Po pyesni o te uruar mos u merrni me drejtoret e drejtorive te arsimit se ata ikin e vijne dhe mendjen ohu ku e kane ata…

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU