• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Na duhet një protestë, jo një bojkot i imponuar i mësimit

by S M
07/01/2019 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Protesta e studentëve ju rikthye shesheve kryesore të Tiranës pas festave të Vitit të Ri dhe ata që prisnin të shihnin turmën masive dhe imponuese të studentëve të javëve të shkuara, dolën thjesht të zhgënjyer. Varavingot e partive në prag të Vitit të Ri, për të mobilizuar degët e forumeve rinore nëpër rrethe, mesa duket e bënë punën e tyre: protesta e të hënës që e vogël, zëpakët dhe interesi rreth saj në rënie.

Ka shumë mënyra për ta interpretuar faktin se përse një nismë kaq masive dhe pozitive, si ajo e studentëve të Tiranës, që detyroi qeverinë e kryeministrin të prishin gjumin e natës, që provokoi largime të bujshme ministrash dhe zgjoi simpatinë e të gjithë shoqërisë shqiptare, po fillon të humbasë gradualisht sharmin dhe peshën e saj. Për t’u tkurrur në një grusht njerëzish që i prin një i ri energjik me kaskë biçiklete në kokë, i cili detyrohet të improvizojë, së bashku me disa të tjerë, mesazhet e hedhura spontanisht. Cilat janë arsyet e bjerrjes së kësaj kauze që me të drejtë u konsiderua si një shkulm ajri i freskët mbi ambjentin e mykur të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë?!

Analiza e kësaj dinamike të protestës studentore do të kërkojë kohë të bëhet. Kjo është detyrë e atyre që merren me analiza. Vetë protesta ka për mision në momentin aktual, të ruajë pastërtinë dhe pulsin e saj, ashtu si qeveria ka për detyrë të plotësojë brenda kuadrit të ligjit dhe mundësive financiare, kërkesat mëse të drejta të studentëve për tarifa të ulëta, kushte mësimi njerëzore dhe dinjitet për arsimin e lartë shqiptar.

Nga ana tjetër, protesta studentore duket se po përballet tashmë me detyrën e vështirë për të motivuar vetveten. Për të gjetur energjitë dhe fuqinë tërheqëse që demostroi gjatë nëntorit, kur nxorri në rrugën e Durrësit mijëra të rinj që nisën të shkruajnë një faqe të bukur historie. Atë faqe që sot mesa duket po e sabotojnë dhe keqpërdorin partitë politike dhe po e tkurr paqartësia e vetë studentëve për të ardhmen e lëvizjes së tyre.

Protesta është një grumbullim i lirë dhe vullnetar njerëzish. Nëse për të siguruar pjesëmarrjen e dhunshme në të duhet gozhduar një derë fakulteti apo universiteti, këtu jemi në pozitën e një degradimi të hapur të vetë protestës. Akte anakronike si ky mund të ishin kursyer në ditën e protestës studentore. Studentët nuk patën nevojë t’u mbyllte askush derën e shkollës një muaj më parë, për të rrethuar me ditë të tëra zyrën e Lindita Nikollës. Nuk kanë nevojë as sot t’i kapësh për mënge e t’i nxjerrësh dhunshëm në shesh. Nëse mendojnë që qeveria ka bërë pak në raport me.kërkesat e tyre le të vazhdojnë. Por të kenë të qartë edhe mënyrën sesi do ta arrijnë uljen e Ramës në tryezë për së dyti.

Na duhet një protestë e lirë dhe me qëllime të qarta për misionin që ka, jo një lënie e dhunshme e orëve të mësimit. Përdorimi politik dhe humbja e momentit dhe e pikës së gravitetit, po e bëjnë problematike vijimin e protestës për organizatorët e saj. Ata të vërtetët, se sa për forumet rinore partike, ata janë në rregull me shifrat qesharake të pjesëmarrjes poshtë zyrës së Edi Ramës.

Protesta e studentëve ndodhet në këtë fillimviti, në një udhëkryq delikat për të ardhmen e saj. Mungesa e një lidershipi, forca dhe njëherësh dobësia e kësaj lëvizjeje masive të rinjsh, është një rrethanë që po tentohet të keqpërdoret nga levat e opozitës brenda protestës dhe kjo e bën edhe më problematik rrethin vicioz ky ndodhet sot vetë protesta. Është koha për të kthyer në produkt dëshirën e para një muaji të mijëra studentëve, por është gjithashtu koha që studentët të kuptojnë atë që duan sot: vijimin e një proteste gjithnjë e më të vogël e të manipuluar, apo kthimin në auditore?! Numrat bëjnë diferencën. Me këtë përmasë, protesta peshon pak në skakierën e punëve shqiptare.

Next Post
Shoferi “fluturon” në rrugë, 182 kilometër për orë në Levan

Shoferi “fluturon” në rrugë, 182 kilometër për orë në Levan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Shkurt 2026

February 12, 2026
“S’ka telefon, siguri kibernetike dhe oficerët e rinj”/ Kumbaro prezanton planin për shkollat

“S’ka telefon, siguri kibernetike dhe oficerët e rinj”/ Kumbaro prezanton planin për shkollat

February 12, 2026
Ky është autori i grabitjes së bankës te “Delijorgji”, zbulohet edhe foto e parave të vjedhura

Ky është autori i grabitjes së bankës te “Delijorgji”, zbulohet edhe foto e parave të vjedhura

February 12, 2026
Shqipëria njeh sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Shqipëria njeh sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve

February 12, 2026
“Plumbi i artë”, Henrik Hoxha i përgjigjet avokatit: Porosia ishte 150 mijë euro, unë mora 10 në fillim

“Plumbi i artë”, Henrik Hoxha i përgjigjet avokatit: Porosia ishte 150 mijë euro, unë mora 10 në fillim

February 12, 2026
VIDEO / Terrorizoi bankën në Tiranë me armë, momenti kur autori nga Gramsi prangoset nga Policia

VIDEO / Terrorizoi bankën në Tiranë me armë, momenti kur autori nga Gramsi prangoset nga Policia

February 12, 2026
Aleanca Itali-Gjermani shqetëson Brukselin: Rrezik për të çmontuar Europën

Aleanca Itali-Gjermani shqetëson Brukselin: Rrezik për të çmontuar Europën

February 12, 2026
Mes frikës dhe izolimit, sot në Shqipëri ka 250 familje të ngujuara nga vetëgjyqësia

Mes frikës dhe izolimit, sot në Shqipëri ka 250 familje të ngujuara nga vetëgjyqësia

February 12, 2026
“Po pse shtrihesh ashtu?”, Bido merr fjalën për t’iu përgjigjur akuzave, Berisha i bllokon foltoren

“Po pse shtrihesh ashtu?”, Bido merr fjalën për t’iu përgjigjur akuzave, Berisha i bllokon foltoren

February 12, 2026
Tiranë/ Hyri në bankë me kallashnikov dhe qëlloi në dysheme: kush është autori i grabitjes së dështuar?

Tiranë/ Hyri në bankë me kallashnikov dhe qëlloi në dysheme: kush është autori i grabitjes së dështuar?

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In