Myslimania fiton gjyqin, pronari s’e mori në punë sepse nuk i dha dorën

Një grua suedeze myslimane ka marrë kompensim nga gjykata pasi që intervista e saj e punës është refuzuar, meqë ajo nuk ka dashur të shtrëngonte duart me një punëdhënës mashkull.

Farah Alhajeheh, 24 vjeç, aplikoi si përkthyese në një agjenci të përkthimeve dhe në fillim të intervistës nuk pranoi të shtrëngonte duart për arsye fetare. Ajo vuri dorën në zemër.

Gjykata në Suedi vendosi që kompania që kishte qenë diskriminuese ndaj saj, do të paguajë 4,350 dollarë amerikanë.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU