Ka qenë ky i fundit ai që ka nisur polemikat me anë të shkrimeve raciste në profilin e tij në Twitter, ku shprehet:
“Mund të ishte edhe Fiorello, por më duket e pavend që Sanremon ta fitojë një ekstrakomunitar”.
Ka qenë e menjëhershme përgjigjja e Ermalit, i cili e ka cilësuar mendimin e DJ-it si një budallallëk.
Por nuk është mbyllur me kaq, pasi të dy kanë vazhduar me kundërpërgjigjet.
“I dashur Ermal Meta, e kuptoj arrogancën e fituesit, ama nuk është faji im se ke lindur në Shqipëri”, shkruan DJ Aniceto, i cili e ka bërë këngëtarin të kthejë një përgjigje edhe më të ashpër, duke e krahasuar atë me testikujt.
“Nëse do të zhvillohej një kampionat bo**, ti do të renditeshe i dyti. E di përse? Sepse je një bo**! – shkruan Ermali, koment i cili ka shkaktuar shumë të qeshura te ndjekësit e tij.
Gjithsesi, pavarësisht mendimit të DJ Aniceto-s, performanca e Ermal Metës në Sanremo është vlerësuar shumë dhe renditja i treti mes emrave të mëdhenj të muzikës italiane ishte më se e merituar. /b.d