Deputeti demokrat, Myslim Murrizi, tha sot në Kuvend se ka inspektuar Komisariatin e Rinasit dhe se kishte vënë re kushte të papërshtatshme.
“Komisariati ishte një godinë e vitit 1980. Kishte 120 efektivë nga të cilët 56 policë që kontrollojnë pasaportat” – tha Murrizi.
Ai kërkoi llogari që të bëhet transparente ngjarja e 9 Prillit. Murrisi shtroi pyetjen se të cilave banka ishin paratë e grabitura nga grupi i Admir Muratajt dhe se cilat janë kompanitë e policisë private të përfshira në shoqërimin e tyre.
/a.rada