Muffins me copëza çokollate
Përbërësit:
2 kokrra vezë
1 filxhan sheqer
1 filxhan vaj
3 filxhanë qumësht
6 filxhanë miell
Pluhur për pjekje
Copëza çokollate
Përgatitja:
Në fillim rrahim vezët me sheqer dhe shtojmë më pas të gjithë përbërësit, përveç çokollatës. Masën e krijuar e zbrazim me lugë nëpër forma të posaçme për muffins dhe sipër hedhim copëzat e çokollatës. Me anë të një luge mund t’i shtyni që të shkojnë deri në thellësi. Më pas format i fusim në furrë të ngrohur më parë në temperaturë 220 gradë celsius dhe i pjekim për 20 – 25 minuta. E njëjta ëmbëlsirë mund të bëhet edhe me rrush të thatë, boronicë, etj.