Muffins me çokollatë sipas recetës origjinale të Audrey Hepburn

Në filmin ”Breakfast at Tiffany” i cili shënon një erë të re për shoqërinë amerikane që sundohej nga rregullat e viteve ‘50, elegantja Audrey Hepburn u bë një simbol për të flakur moralin fals të atyre viteve.

Ajo ndërroi modën e asaj kohe. E shohim se si hedh këpucët nëpër shtëpi, pa u kujdesur për rregullin, dëgjon muzikë me zë të lartë, pi verë në gota kristali dhe për të mos e bezdisur telefoni, e mbyll atë në valixhe.

Ajo ha muffins rrugëve të Nju Jorkut dhe ndalet te dyqani i famshëm i Tiffany-së. Më poshtë kemi recetën e muffins-ëve më të njohur në historinë e kinematografisë.

PËRBËRËSIT PËR 16 MUFFINS: 250 g miell Tipi 00,  150 g sheqer,  1 majë luge kripë,  2 lugë të vogla sodë për ëmbëlsira, 1 vezë,  200 ml qumësht, 110 g gjalpë i tretur i vakët, 100 g çokollatë e zezë, e grirë në thërrime të mëdha, lëkura e grirë e një portokalli organik

PËRGATITJA: Ndezim furrën në temperaturën 180° C. Në një tas përziejmë të gjithë përbërësit e lëngshëm dhe në një tas tjetër përbërësit e thatë. I përziejmë me shpejtësi të dy masat me lugë druri, pa u kujdesur për kokrrat e brumit. Mbushim format për muffins, të cilat i kemi lyer më parë me gjalpë e miell. I pjekim për rreth 20 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU