Në “Loro Boriçi” kuqeblutë rezistojnë mirë edhe pse me mungesa por minuta e 68-të shndërrohet në fatale. Mbrojtja e Vllaznisë gabon në tentativë për të larguar topin dhe ai që përfiton është Latifi që shënon mjaft bukur. Skënderbeu mposht 1-0 Vllazninë dhe ngjitet i pari. Skuadra e Ilir Dajës kryeson në kuotën e 47 pikëve. Më herët Teuta mposhti Korabin 1-0 ndërsa në Gjirokastër Luftëtari-Laçi përfundoi 1-1.
ma.me