MPJ e Kosovës: Vulini s’duhet të hyjë këtu

Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin nuk do të mund të hyjë në Kosovë sot për të marrë pjesë në festimet e Vidovdanit.

Atij i është ndaluar hyrja në shtetin e Kosovës. Kjo është konfirmuar nga këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj. “Jo, nuk do të lejohet që të hyjë në Kosovë”, ka thënë Zymberaj për Express.

Vulin është i vetmi zyrtar serbë që i është ndaluar hyrja në Kosovë, e kjo ka ndodhur për shkak të deklaratave të tij nacionaliste kundër Kosovës.

Sot pritet të mbahen manifestime për festën religjioze ortodokse – Vidovdanit. Policia e Kosovës njoftoi se ka hartuar planin operativ në lidhje me mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike, përgatiti Express. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU