MB-Ademit: Shkodra nuk i harron 61 vrasjet kur ishe Prefekte

Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari i ftuar në emisionin Opinion ku u diskutua për situatën e rendit dhe sigurisë në Shkodër, debatoi me Kryetaren e Bashkisë së qytetit verior Voltana Ademi. Kjo e fundit pretendoi se situata në Shkodër është shumë alarmante deri aty, sa njerëzit kanë frikë të dalin në darkë. Por reagimi i zv.ministrit Lamallari ishte i bazuar në fakte dhe shifra dhe jo në perceptimet e ndikuara politikisht.

Çdo vrasje është një ngjarje e rëndë. Në 2011-2013 ka qenë përfaqësuese e qeverisë shqiptare në Shkodër dhe në atë kohë kanë ndodhur 55 vrasje dhe 40 të plagosur rëndë. A e lajmëruat ju atëherë Ministrin e Brendshëm Lulzim Basha dhe Nishani. 21 shpërthime me eksploziv në atë periudhë”, theksoi zv.ministri i Brendshëm Lamallari.

Përsa i përket situatës aktuale zv.ministri deklaroi se çdo jetë e humbur është një ngjarje e rëndë, por policia është e vendosur t’i zbardhë ato deri në fund. Sipas tij aktualisht nga 8 vrasje 4 janë zbuluar dhe priten rezultate konkrete. Duke iu kthyer edhe një herë deklaratave të kryebashkiakes së Shkodrës, Lamallari deklaroi se ajo është duke folur si zëdhënëse e SHQUP-it.

Këto janë opinione personale. Shkodra nuk harron 61 vrasjet kur ishit Prefekte Po hidhni baltë në punën e Policisë. Jeni duke folur si zëdhënëse e SHQUP-it. Po mbillni panik dhe terror. Bashkëpunoni me Policinë e Shtetit dhe çdo informacion që keni jepjani policisë. Po bëhen përpjekje maksimale për t’i shkuar në deri në fund këtyre ngjarjeve. Nuk duhet të ndikojmë perceptimin publik siç bën opozita. Zonja nuk e ngriti kurrë zërin për vrasjet”, tha Lamallari.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU