Mourinho paralajmëron lojtarët: Është hapi i fundit

Jose Mouriinho ka thënë se mund të eliminohen nga Europa League nëse pësojnë humbje nga Zorya. Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka kërkuar nga lojtarët e tij që të jenë të koncentruar nga fillimi kundër Zoryas.

Ai tha se, nëse pësojnë humbje nga Zorya, atëherë rrezikojnë kualifikimin në fazën tjetër të Europa Leagues.

“Ne e dimë se kjo është një ndeshje vendimtare për ne. Nëse ne humbasim, atëherë mund të eliminohemi dhe ne nuk duam një gjë të tillë”, tha Mourinho gjatë konferencës për media, citohet “Express”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU