Mourinho i shkel syrin Interit dhe Realit

Jose Mourinho, që e udhëhoqi Interin drejt tripletës më 2010, ka deklaruar se rikthimi i tij në San Siro do të ishte një nder i madh për të. E njëjtë ndihet edhe sikur të kthehej te Real Madridi.

Inter ishte bërë dhe mbetet klubi i vetëm italian që ka fituar Serie A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve brenda një sezoni, dhe këtë e kishte bërë me trajnerin portugez në sezonin 2009-10, transmeton Koha.net.

“Sot nuk kam për qëllim të kthehem në Portugali. Benfica nuk është opsion për mua aktualisht. Rikthimi te Reali ose Interi do të ishte një nder i madh, por momentalisht po flas vetëm me ju dhe me askënd tjetër”, është shprehur Mourinho për Correio da Manha TV.

Kujtojmë se aktualisht Mourinho është pa klub, pasi ishte shkarkuar nga Manchester Unitedi muaj më parë. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU