Mourinho bëhet i njerëzishëm: Jam i dashuruar me Unitedin

Trajneri i ‘Djajve të Kuq’ rrëfen dashurinë që ka për klubin nga Old Trafford. Jose Mourinho thotë se ka rënë në dashuri me Manchester United për shkak të tifozëve dhe sjelljes që ka klubi në përgjithësi.

53-vjeçari është emëruar trajner i United duke zënë vendin e Louis van Gaal i cili është shkarkuar në përfundim të sezonit të shkuar.

Pas një starti të vështirë, Mourinho ka arritur që të këndellë skuadrën e cila ka një seri prej gjashtë fitoreve rresht në Premier Ligë, transmeton kp. “Gjëja që më ka lidhur më së shumti me këtë klub janë njerëzit që e rrethojnë”, ka thënë Mou për MUTV.

“Njerëzit këtu te Manchester United janë të jashtëzakonshëm, pasi që kujtojnë arritjet e mëdha që ka pasur klubi në vitet e shkuara dhe janë të vetëdijshëm për realitetin e tanishëm.

Ata kanë shpresa për të ardhmen dhe e përkrahin skuadrën si në momente të mira ashtu edhe të këqija”, shton ai. “Janë këto gjëra ato që më bëjnë të bie në dashuri me klubin.

Mendoj që kjo situatë më ka prekur më shumë”, ka përfunduar portugezi, citon Koha. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU