Motra e Erogenit nxjerr blof Berishën: Fotoja me Veliajn në ceremoninë time të celebrimit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook foton e një prej të arrestuarve në Shkodër ku ai shfaqej me kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj. Sipas Berishës, ai është mik me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

“Erogen Brajoviç, i arrestuar dje ne Shkoder mik per koke i Lal Plehut!”, shkruan Berisha.

Por menjëherë ka reaguar në statusin e Berishës motra e Brajoviç, Borana Spiro, e cila përgënjeshtron ish- kryeministrin, duke deklaruar se ai nuk ka qënë dhe as është mik me Erion Veliajn, por ka qënë në momentin e celebrimit të saj në martesë.

Kjo foto është në ceremoninë martesore timen. Dhe nuk e kuptoj me çfarë të drejte e poston.

Kjo është 1 ndër 1 milionë gënjeshtra që bën përditë. Lërë politikën e të shpëtojë populli shqiptar se e mbyte me intriga dhe rrena.

Erogeni nuk është ai që thonë mediat por një familjar dhe njeri i qetë, nuk përzihet në krime.

Turp të të vijë, je kancer i shqiptarëve”, shkruan Borana Spiro, motra e të arrestuarit.

Erogen Brajoviç, i arrestuar dy ditë më parë në Shkodër pas vrasjeve të njëpasnjëshme të ndodhura në këtë qytet, është djali i ish-futbollistit të njohur të Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare, Millan Vaso Brajoviç.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU