Moti sot, këto janë zonat të cilat do të përfshihen nga reshjet e shiut dhe dëborës

Pjesa e parë e ditës së sotme mbetet me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë vendin, më të dukshme në ekstremin verior.

Pasditja sjell shtim të vranësirave fillimisht në rajonin verior dhe atë qendror. Gjatë mbrëmjes dhe natës i gjithë territori i Shqipërisë do të përfshihet nga vranësira dhe reshje shiu e bore.

Sipas Meteoalb era do të fryjë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në të dy vlerat duke u luhatur nga 1 gradë deri në 17 gradë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU