Moti rezervon surpriza sot

Moti me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme; më të shpeshta gjatë mesditës kur priten shira të dobët në ekstremin Verior dhe zona të izoluara të Verilindjes.

Mbrëmja paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por një rënie me 2°C sjellin orët e mesditës.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim deri 3 ballë./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU