Moti për sot, ja zonat ku do ketë reshje intensive

Vranësira dhe reshje të herë pas hershme dominojnë pjesën më të madhe të vendit ndërsa vranësira dhe kthjellime të shkurtra do të ketë në zonat Juglindore.

Mesdita dhe gjatë pasdites pritet fuqizim i vranësirave në të gjithë vendin duke intensifikuar reshjet në pjesën më të madhe të Shqipërisë dhe kryesisht në zonat Qendrore dhe Jugore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante gjatë mëngjesit, por një rënie me 1 – 2°C do të shënojnë vlerat termike të mesditës. Era do të fryjë mesatare dhe rrallë herë e fortë, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 – 4 ballë.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU