Moti i acartë/ Vdesin 40 persona në Poloni

Zyrtarët në Poloni thonë se mbi 40 persona kanë vdekur nga hipotermia apo si rezultat i temperaturave të ulëta.

Zëdhënësja e policisë polake, Bozena Ëysocka, tha sot se 39 persona kanë vdekur nga i ftohti që nga 1 nëntori, duke përfshirë edhe 21 persona që kanë vdekur fundjavën e kaluar kur temperaturat kanë rënë në minus tetëmbëdhjetë gradë Celsius.

Ekipet e shpëtimit në malet Tetra kanë njoftuar se gjashtë turistë janë gjetur të ngrirë në akull pas datës 25 dhjetor.

Ekipet e shpëtimit iu kanë bërë thirrje turistëve që të heqin dorë nga udhëtimet në malet e larta, ku bora ka arritur në 2.6 metra.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU