Rusia dënoi bombardimin ilegjitim të një autokolone të regjimit sirian nga koalicioni i drejtuar nga SHBA-ja pranë kufirit jordanez, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov.
“Kushdo qoftë arsyeja që motivon këtë vendim të komandës së SHBA-së për të kryer një bombardim të tillë, është ilegjitime, e paligjshme dhe bëhet fjalë për një shkelje të rëndë të sovranitetit të Sirisë”, deklaroi shefi i diplomacisë ruse, cituar nga agjencia e lajmeve “Interfax” në një konferencë shtypi në Nikozi.
“Ky bombardim rrezikon të ketë një impakt negativ në përpjekjet e atyre që luftojnë realisht një tokë dhe në ajër kundër terroristëve të organizatës së Shtetit Islamik dhe ish-Frontit Al-Nosra”, konfirmoi ai./b.d