Moses tregon historinë e dhimbshme dhe i bën apel politikës: Koha që udhëheqësit të japin një shembull të shkëlqyer

Në një takim për sensibilizimin e punësimit të grave të prekura nga kanceri i gjirit, e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones, duke ndarë dhimbjen e saj pas humbjes së nënës nga kanceri i gjirit, ka përfituar për të bërë edhe një mesazh të fortë.

“12 muaj më parë humba nënën time për shkak të kancerit. Unë e di personalisht se kanceri i gjirit ndikon tek të gjithë ne. Kanceri i gjirit nuk njeh kufij dhe është i varbër ndaj privilegjeve. Diagnoza e kancerit është tragjike për njerëzit. E di personalisht që kanceri i gjirit na prek të gjithëve, pavarësisht se kush jemi apo nga vijmë. Partitë politike? Të parëndësishme! Pasuria? Të parëndësishme! Ne e dimë se diagnoza e kancerit është tragjike dhe zemërthyese për familjen”, u shpreh ajo.

Gjatë fjalës së saj, Leyla Moses-Ones i bëri thirrje gjithashtu klasës politike shqiptare për të lënë mënjanë ndasitë e tyre dhe të bëhen bashkë për kauza të tilla të rëndësishme. Zyrtarja e ambasadës së SHBA apeloi gjithashtu që palët politike të bashkëpunojnë për reformën zgjedhore dhe të jenë shembull për qytetarët. 

“Liderët shqiptarë duhet të punojnë bashkë për të përmirësuar situatën për gratë në Shqipëri, veçanërisht atyre me kancer gjiri. Shpresoj që kjo do të jetë një fushatë e përbashkët ku drejtuesit politikë të Shqipërisë të mblidhen së bashku për ta çuar vendin përpara. Koha është tani dhe mundësia është këtu. Gratë drejtuese shqiptare duhet të punojnë bashkë për të dhënë shembull të shkëlqyer për qytetarët tuaj. Të gjitha këto janë të mundshme me drejtues të mirë në krye. Koha është tani dhe mundësia është këtu. Udhëheqësit duhet të japin një shembull të shkëlqyer, ndoshta edhe për një reformë zgjedhore dhe kjo është e mundur”, tha Moses.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU