Mosbindja civile/ Agjencitë e turizmit dhe shtete të huaja: Shmangni udhëtimet në Shqipëri

Protesta e Partisë Demokratike është duke mbajtur larg Shqipërisë jo vetëm procesin e integrimit europian, por edhe shumë turistë të huaj, të cilët po paralajmërohen nga agjensitë turistike se ky nuk është momenti më i përshtatshëm për të vitizuar vendin tonë.

Ndërsa impakti ekonomik është ende për t’u zbuluar, turizmi i siguroi ekonomisë shqiptare vitin e kaluar 1,5 miliardë euro, ndaj një rënie e numrit të turistëve qoftë me vetëm 10%, do të përkthehej me të paktën 150-200 milionë euro më pak të ardhura në ekonomi.

Frika se fushata e “mosbindjes civile” mund të degradojë në përleshje të dhunshme, ka bërë që Ministria e Jashtme e Britanisë të paralajmërojë, që në datën 21 prill të gjithë udhëtarët e mundëshëm për problemet e sigurisë që mund të ndodhin në vendin tonë.

Me ligj, të gjithë agjensitë turistike që operojnë në Britaninë e Madhe janë të detyruara të përcjellin këtë informacion për çdo turist të mundshëm, përpara se t’i konfirmojnë biletën e udhëtimit në vendin tonë.

Është e parashikueshme që një pjesë e madhe e turistëve, të hezitojnë të vizitojnë Shqipërinë kur të mësojnë prej agjensive të tyre se ka destinacione të tjera shumë më të sigurta, në të cilat ata mund të kalojnë pushimet gjatë kësaj vere.

Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar të gjithë shtetasit amerikanë për situatën në vendin tonë, ndërsa gjatë javës së shkuar, lajmi për trazirat në Shqipëri u publikua edhe në gazetën dhe faqen më të ndjekur europiane të lajmeve, “Daily Mail”.

Lexo paralajëmrimin e “Daily Mail” – http://www.dailymail.co.uk/wires/ap/article-4397432/Albania-oppositions-rally-threatens-disrupt-local-polls.html

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU