Mos i fyeni studentët duke i krahasuar me Lulin

Nga Astrit Patozi

Ata që u thonë protestuesve të mos shkojnë të flasin me Ramën, sepse do ta pësojnë si Luli më 17-18 maj, i fyejnë shumë keq studentët. Sepse nuk ka asgjë të përbashkët mes dy rasteve.

Dhe është shumë e thjeshtë, Luli për pazar vajti dhe pazar mori. Nga ajo marrëveshje Edi Rama nuk përfitoi ngaqë ai ishte i fortë, por ngaqë Luli ishte i dobët.

Dhe këtë nuk e pëcaktoi fakti që u takuan dhe folën e aq më pak koha apo vendi i takimit.

Por kjo nuk ka asnjë lidhje me studentët, të cilët sot po kërkojnë të kundërtën.

Parimin pra, dhe jo pazarin.

Dhe për objektivin e tyre ata janë në të drejtën e Zotit që ta vendosin vetë nëse do të shkojnë të flasin apo jo me qeverinë.

Por kurrë duke u trembur se mund të dalin rruar e qethur, ashtu si Luli pas zgjedhjeve të 2017-ës.

Sepse, sido që ta ndajnë, dialog ose jo, ata janë në rolin e të fortit, kurse Edi Rama në atë të dobëtit.

Me dy fjalë, ata janë fitues gjenetikë, po aq sa Luli është humbës i lindur.

Ndaj mos krahasoni të pakrahasueshmet dhe lërini studentët ta gjejnë vetë rrugën e fitores në betejën e tyre.

Rama nuk ua hedh dot në të dyja versionet.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU