Morali i shqiptarëve, në mes të këmbëve të gruas

Nga Zana Avdiu/

Që nga lindja e fëmijës, kur foshnja është vajzë, ajo ngarkohet me barrën “e ruajtjes së fytyrës “të babës, vëllait, familjes e fisit.

Dhe krejtësisht e kundërta, kur fëmija është djalë, atij i kërkohet të jetë sa me i ashpër, dhe i zoti që të marrë sa me shumë “ndere” nga vajzat e te tjerëve, e te tijat ti ruaj ne sirtar, sepse ashtu do ti forcohet burrëria.

Por, çka nënkuptojmë me ruajtjen e fytyrës se babës, vëllait, familjes e fisit? Që vajza të mos vjedhë? Jo! Që vajza të mos vrasë?

Jo! Që vajza të mos ta rrahë dikë? Jo! Pra, me ruajtjen e nderit nënkuptojmë, ruajtjen e virgjërisë. Dhe, vajzës i thuhet “ruaje nderin e familjes, dhe mos bej sex me askënd”. Kështu që, nderi i familjeve tona, qenka mes këmbeve të vajzave e grave të familjes.

Mbi këtë bazë, i ndalohet edhe shkollimi, punësimi dhe dalja në publik, vajzave dhe grave. Sepse, dalja e tyre nga shtëpia, rrezikon seriozisht humbjen e nderit të familjes.

Pastaj, edhe në rastet kur vajzat i nënshtrohen një dhune fizike e seksuale, ato mbajnë përgjegjësinë e fajit, sepse ato nuk është dashur ti provokonin burrat me veshjen e tyre, pamjen e tyre e me daljen e tyre në publik.

Pra, vajzat në këtë rast, akuzohen edhe për ekzistencën e tyre, sepse vet ekzistenca e një vajze, është provokim për burrin. Dhe, duke qenë e tillë, faji bie mbi supet e vajzës.

Por, si mund ta shlyej këtë faj, vajza? Sipas standardit të shoqërisë sonë, do ta shlyej duke u martuar me dhunuesin e saj dhe kështu do ta ruaj nderin e familjes e të fisit. Përdhunimi si akt nuk është me rendësi dhe nuk konsiderohet krim, por humbja e nderit! E, nëse përdhunuesi martohet me viktimën, atëherë ai e pastron nderin e familjes se vajzës, dhe harrohet çdo gjë. Pra, ky është dënimi për dhunuesin, që të martohet me vajzën! (ta kujtojmë se: edhe viktimat e dhunës seksuale të luftës, janë shtypur, maltretuar, mbyllur e keqtrajtuar nga familjet e tyre, sepse në këtë rast, viktimën e kane pasë të pamundur që ta martojnë me dhunuesin e saj, dhe disi është dashur ta pastrojnë nderin. E si e pastruan nderin? Duke i bërë që ta paguajnë këto gra!).

Këtu nuk është me rëndësi vuajtja e vajzës, tortura dhe dhuna që i është bërë dhe që do t’i bëhet, duke qenë e nënshtruar gjithë jetën nga dhunuesi i saj, sepse ajo nuk është aspak e rëndësishme.

Nuk është e rëndësishme sepse, ajo ka bërë faj, duke mos e ruajtur nderin e familjes.

Ajo mban përgjegjësinë që nuk është treguar e kujdesshme, dhe të mos i zgjoj epshet shtazarake te një burri, dhe kështu e ka rrezikuar apo e ka humbur nderin e familjes. Pra, dhunuesi nuk ka bërë krim, por vajza! (Ta kujtojmë, martesa nuk bëhet për mirëqenien e gruas, por ta ruaje superioritetin e burrave).

Por, çka ndodh ne rast se vajza nuk martohet me burrin e parë me të cilin ka pasë lidhje, apo dhunuesin e saj, kur e dimë se një vajzë kur e humb virgjërinë, ka humbur vlerën e saj dhe nderin e familjes, dhe si e tille ajo nuk është e denjë të bëhet grua e dikujt tjetër?

Ndodh kështu: ajo do të linçohet nga shoqëria, do të përbuzet, do të mbetet rrugëve e do të keqpërdoret trupi i saj, deri në vdekje. Ajo do ta vuajë gjithë jetën, fakti i të qënurit njollë turpi për familjen e saj. Kjo shoqëri do ta dënoje viktimën, për të ruajtur nderin familjar, e me këtë të gjithë shoqërisë.

E duke u bazuar ne të gjitha këto, çka mund te presim tjetër nga polici, mësuesi, mjeku e hoxha? Këta janë pjesë e kësaj shoqërie, janë edukuar ne këtë frymë të shoqërisë. Këta janë nga brumi i kësaj shoqërie.

Si mund të presim që polici, mjeku, mësuesi e hoxha,  ta trajtoje vajzën si njeri, ta respektoje dinjitetin dhe integritetin e saj?

Si mund të presim që ata te sillen ndryshe, kur vajza ka thyer çdo rregull, kur ka dalë jashta shtëpise? Ajo nuk e ka përmbushur obligimin e saj, por këta do ta përmbushin.., do ta sulmojnë e dhunojnë, sepse ashtu do ta forcojnë pafundësisht burrërinë e tyre. Ata nuk do ta humbin nderin e tyre, por do ta marrin edhe një të tillë, atë te vajzës.

Dhe, këto krime do të ndodhin për aq kohe, sa burrat do të nxiten të bëjnë sex, e vajzave do tu ndalohet. Këto krime do te ndodhin për aq kohe sa ajo që është e ndaluar për gratë, është vlerë për burrat.

Këto krime do të ndodhin për aq kohe sa gratë do të trajtohen nga shoqëria objekt seksi e prodhimi, e vegla nën shërbimin e burrit.

Pra, shoqëria duhet të mbahet përgjegjëse për këtë, sepse ajo mundëson krime te tilla.

1 koment

  1. Kjo lopa qe e ka shkru kto esht tu rrejt.
    Une si bab nuk i msoj djemt e mi miav mar sa ma shum vajzave virgjinitetin.
    Kjo esht shpifje e ksaj ” gruas te emancipuar”.
    Kjo thjesht po kerkon qe qikat tona guxojn mu bo kuqka te cillat kan pun me plooooot qen==> thjesht mu bo ma zi se shtaza
    As djemt e as qikat nuk guxojn me pas marredhenie jashtmartesore
    Kur te martohen tana nuk ka problem
    E kush don marredhenie jashtmartesore (zina) aj esht kafsh shtaz gja hajvan hem ke djal apo qik

PËRGJIGJU