Mooooos, Zana Çela prapë drejtoreshë?!

Nga Bledi Mane

Moj Mirelë, moj Mirelë, moj kumbarja vegjetuese e kulturës. Moj përkthyesja që nuk ta përkthyem dot mediokritetin tënd që në fillim dhe tani vuajmë pasojat. Moj Mirelë, moj Mirelë kujt ia shet ti këto palo konkurse? Po kush të beson moj me këto paçavure që na servir mes kësaj vape?
Moj Mirelë, po pse e vesh veten me kostume kllounësh si ata të cirkut të Patosit dhe kërkon të shfaqesh para nesh si zengjinia e identitetit kulturor. Po si moj Mirelë, po si moj grua intelektuale frikacake dhe pa mullzë. Po si moj ia pranove Edi Ramës kandidaturën e Zana Çelës për ta emëruar sërish drejtoreshë të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit?
A ke memorje oj Mirelë, a ke memorje moj grua?
Zana ishte njëherë drejtoreshë dhe e hoqën me ceremoni. Zana nuk u shqua asnjëherë as si artiste e as si menaxhere. Zana mund të ketë hapur gojën si këngëtare ose mund të ketë hapur këmbët si balerinë në lice, por kurrë nuk la gjurmë në artin shqiptar. Mbetet trishtues ky riciklimi që u bëni Zanarve, shërbëtoreve të partive jo shërëtoreve të trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore.
Po si moj grua, po si moj Mirelë nuk e kundërshtove Edi Ramën e ti thoshe JO!
Zana Çela drejtoreshë në admistratën publike, Zana Çela prezantuese, Zana Çela organizatore festivalesh, Zana Çela me shoqata, Zana Çela merr sponsorizime nga shteti, Zana Çela përlan grante te Bashkimit Evropian, Zana Çela pjesë e projekteve të ambasadave të huaja në Tiranë, Zana Çela ha bukë me çdo qeveri.
Ikën Fatos Nano, mbetet Zana. Vjen Pandeli Majko, mbetet Zana. Ikën Ilir Meta, mbetet Zana. Vjen Sali Berisha, mbetet Zana. Iken nga kryetar bashkie Edi Rama, mbetet Zana, vjen kryeministër Edi Rama, vjen Zana.
Zana, Zana, Zana, Zana, Zana, Zana vetëm Zana. Topin e ka Zana, penalltinë e gjuan Zana, në portë Zana.
Po dhjetra e qindra vajza e djem punëtorë, të shkolluar, të shkëlqyer, fisnikë, të dalluar pse i lini rrugëve të rropaten. Pse nuk rotaciononi e nuk promovoni elitën e re të këtij vendi, pse mbeteni nostalgjikë të dobësive të së shkuarës?
Zana në kuzhinë, Zana në ballkon, Zana në lavatriçe, Zana në frigorifer, Zana në televizor, Zana në banjë, Zana në dhomën e gjumit, Zana në krevat, Zana poshtë krevatit.
Mjaaaaaaaaaaft, booooooooooll me Zanën. Nuk do vjedhi vetëm Zana. Ka edhe të tjerë hallexhinj!!!

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU