Ylli i filmit, Monica Belluci, zhvishet dhe tregon 52 vitet e saj. Aktorja italiane ka pozuar nudo për “Paris Match”, dhe në intervistën që ka dhënë ka folur edhe për seksin. Në filmin e fundit që u prezantua në Venezia “On the Milky Roads”, në të cilin ka rolin e të fejuarës së një ushtari, vdes përpara martesës. Një histori shumë e bukur dashurie nën sfondin e luftërave në Ballkan, që, sipas aktores, të bën të reflektosh mbi gjërat që i pëlqejnë një burri!
Për Monica Bellucin, pasioni nuk ka moshë dhe, në vigjilje të ditëlindjes së saj tregon: “Thuhet gjithmonë që dashuria është e lidhur me rininë, sikur, me të kaluar një moshë e caktuar, dashuria fizike nuk ekziston më. Shpejt do të jem 52 vjeç dhe mund t’ju them që nuk është fare e vërtetë. Dëshira nuk shuhet me kalimin e moshës. Kur je i ri mund t’i kesh primare dëshirat fizike dhe është e vërtetë që me kohën mund të bëhesh më pak impulsiv por kënaqësia është njësoj e madhe. Kur sensualiteti dhe seksualiteti i bashkohen dashurisë, është e mrekullueshme. Sot nuk mendoj dot që mund të bëhet seks pa dashuri!”-përfundon Monica Belluçi, ylli pa moshë!
Living/d.i.