Monaco e ka publikuar një komunikatë për media përmes të cilës i dënon top klubet evropiane të futbollit për kontakte të paautorizuara me Kylian Mbappe. Ylli 18-vjeçar i Monacos është njëri prej lojtarëve më të kërkuar në botën e futbollit, me PSG-n, Arsenalin dhe Real Madridin që flitet se e kërkojnë, transmeton Express.
Monaco nuk ka treguar se cilat klube iu kanë qasur ilegalisht sulmuesit francez, por ka thënë se shpreson se Liga e Futbollit e Francës dhe FIFA nuk do të lejojnë që një gjë e tillë të ndodhë përsëri. “AS Monaco me keqardhje njofton se klube të rëndësishme të futbollit evropian e kanë kontaktuar Kylian Mbappen [dhe rrethin e tij] pa qenë të autorizuara”.
“As Monaco dëshiron t’ua kujtojë atyre klubeve se veprime të tilla janë në kundërshtim me artikullin 211 të rregullores administrative të Ligës së Futbollit të Francës dhe në kundërshtim me artikullin 18.3 të Rregullores së Statusit dhe Transferimit të Lojtarëve të FIFA-s,” thuhet në komunikatën e Monacos, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)