Momenti kur Policia vret përmes xhamit agresorin e bankës (VIDEO)

Më 6 shtator Breitbart News njoftoi se dy persona u plagosën dhe tre u vranë kur Omar Perez me armë zjarri të tipit pistoletë sulmoi klientët në hollin e bankës në Cincinnati, SHBA.

Pamjet filmike të marra nga kamerat që mbanin uniformat e policisë tregojnë oficerët  që ndjekin personin e armatosur në Bankën e Pestë dhe e qëllojnë atë nëpërmjet një dritareje.

Gjithashtu nga pamjet shihen oficerët, duke lëvizur rreth perimetrit të bankës, duke kërkuar një pikë hyrjeje. Ndërsa ata lëvizin, Perez hap zjarr, dhe oficerët e policisë qëllojnë përmes xhamit duke asgjesuar autorin.

Breitbart News raportoi gjithashtu se Banka e Pestë ishte (gun free zone) një zonë ku nuk lejohet mbajtja e armëve.

/b.d

Momenti kur Policia vret përmes xhamit agresorin e bankës on Vidnews.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU