Mjafton i zakonshmi Dunga, Luftëtari feston në Gjirokastër!

Pas fitores ndaj Partizanit dhe humbjes në Fushë-Krujë, Luftëtari i Julian Ahmatajt kthehet te suksesi dhe e bën në një javë deçizive. Skuadra bluzi ka mposhtur Laçin me golin e vetëm të shëbuar nga Ismail Dunga, në një ndeshje që bluzinjtë dominuan.

Kurbinasit shkuan në Gjirokastër më shumë për t’u shqetësuar për të mbrojtur rezultatin se sa për të fituar ndeshjne dhe ndoshta për këtë arsye munguan edhe golat në pjesën e parë.

LUFTËTARI-LAÇI 1-0

Shënues: Dunga 52′

Luftëtari: Bakaj, Rapa, Hoxha, Koconis, Xhekson, Aleksi, Rapo, Ymeraj (Neziri 67′), Demo (Açka 60′), Fili (Oshafi 86′), Dunga. Trajner: Julian Ahmataj

Laçi: Selmani, Shtubina, Mersinaj, Toro, Gjoni, Sefgjini (Okpotu 61′), Jonuzi (Najdenov 74′), Lushkja, Çokaj (Eller 57′), Mane, Xhixha. Trajner: Sulejman Starova

Gjyqtarë: Emirjon Sino, Orges Grabova, Gernat Qirici, Laver Alla
Karton i verdhë: Koconis 45+1′

Në pjesën e dytë, bluzinjtë rriën presionin dhe gjetën gol. Aleksi dha asist perfekt për brazilianin Dunga, që i vetëm përballë Selmanit nuk gaboi. Ishte traversa ajo që ndali dy herë Filin, duke i hequr mundësinë e dyfishimit, ashtu si Mane, Mersinaj dhe Gjoni u përpoqën që të vulosnin sfidën.

Me këto tri pikë tepër të rëndësishme, ekipi gjirokastrit vazhdon të besojë te mbijetesa.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU