Mitrovicë/Serbët po ngrenë kompleksin e banesave “Lugina e Diellit”

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq në Mitrovicë ka vizituar kantierin e ndërtimit të lagjes për të kthyerit serbë në Mitrovicën veriore, transmeton Koha.net.Vuçiqin në vendndërtim e ka pritur drejtori i projektit “Lugina e Diellit”, Slobodan Mihajloviq.

Me këtë rast drejtori e ka njoftuar kryetarin se në këtë lagje do të jenë 137 ndërtesa e me rreth 350 njësi banesore, ndërsa përfundimi i saj pritet në vitin e ardhshëm.

Sipas drejtorit, përcjell b92, ndërtimi i lagjes ka filluar në vitin 2017 ndërsa punët përgatitore një vit më herët, përcjell Koha.net.

Ai ka shtuar se është përfunduar së ndërtuari rruga kryesore ndërsa po vazhdon ndërtimi i qendrës kulturore e tregtare si dhe ambulanca.Në fazën vijuese, ka thënë Mihajloviqi, do të ndërtohet edhe një rrugë tjetër, kisha Shën Stefani si dhe 33 objekte të tjera.

“Projekti zgjidh statusin social-ekonomik dhe secila familje që do të kthehet, të paktën një anëtar do ta ketë të punësuar”, ka thënë ai. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU