Miti i “Plakave” të Marsit, ja historia e gojëdhënës

“Shkurt o im vëlla, me jep tri ditë hua ta ngrij plakën me gjithçka? Kjo gojëdhëne mbi dymijë vjeçare kujtohet çdo muaj mars sipas kalendarit Alla Turke, pikërisht kur moti pëson ndryshime të dukshme.

Sipas rrëfimeve të transmetuara nga brezi në brez, ndryshimet e motit në fillim apo në fund të muajit mars lidhen me “mitin e plakave”.

Në disa krahina të vendit ky mit kujtohet në fillim të muajit kur marsi i mori ditë borxh shkurtit  ç’ka shpjegon edhe arsyen se përse shkurti ëhstë muaji më i shkurtër.

Ndërsa për krahina te tjera, ajo kujtohet në dy ditët e fundit të marsit.

“Plakat” përdoren edhe në ditët e sotme, pasi shpesh dëgjojmë të thuhet se “bën ftohtë ngaqë janë plakat”.

Sipas gojëdhënave shqiptare, plaka  kishte shkuar në mal për të kullotur bagëtitë dhe duke parë motin e ngrohtë e me diell tha: Tani unë do t’i kullos për qejf  bagëtitë, të dh’…fsha dimrin”.

Në këtë moment, marsi tha: “Shkurt o im vëlla, me jep tri ditë hua ta ngrij plakën me gjithçka?

Menjëherë pas kësaj, u bë aq ftohtë saqë plaka ngriu me gjithë bagëtitë në mal, duke u kthyer në shkëmb.

Mali Tomor është vendi ku plaka u ngri me bagëtinë e saj nga ditët qe mori hua muaji mars.

Madje gojëdhëna thotë se në atë vend sot gjendet një gur si në formën e një Plake, ku edhe sot e kësaj dite, aty buron ujë, që thuhet se janë lotët e Plakës.

Kështu lindi legjenda e të ashtuquajturave ”Plakat e Marsit”, e cila sot përdoret si një metafor për të ndarë stinën e dimrit me atë të pranverës, përkatesisht mes 14 marsit dhe 14 prillit, ku 14 prilli sipas legjendës shënon 1 marsin, ardhjen e stines së luleve.

Kjo gojëdhënë është e njohur thuajse ne gjithë Ballkanin apo dhe vende te tjera te botes.

Pavarësisht se sa e vërtetë është, “miti i Plakave” përdoret edhe sot. edhe metereolgoët pranojnë se tre ditët përmbyllëse të marsit sipas kalendarit “alla turka” kanë sjellë mot të ftohtë dhe me reshje. Ndërsa prilli si gjithmonë vjen me mot te mire.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU