Miratohet me 76 vota Buxheti 2019, rrëzohen amendamentet e Braçes

E përditësuar: Kuvendi miratoi sot Buxhetin e Shtetit për vitin 2019. Parlamenti votoi me 76 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.

Ndërkohë opozita sërish nuk ishte pjesë e seancën plenare, ndonëse maxhoranca i bëri thirrje që të jetë e pranishme.

Maxhoranca rrëzoi të gjitha amendamentet e propozuara nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe.

-Kërkoi mosndryshimin e taksës minerare. Kuvendi e rrëzoi.

-Kërkoi rritjen e taksës për lojërat e fatit nga 15% ne 30%. Kuvendi e rrëzoi

-Kërkoi rritjen e fashës së pagës qe nuk tatohet nga 30 mije leke ne 40 mije leke. Kuvendi e rrëzoi

-Kërkoi që taksa e ndërtesës për Organizatat e personave me aftësi ndryshe dhe libraritë të jetë zero. Kuvendi e rrëzoi: 17 pro 44 kunder 13 abstenim

“Boll të lutem të kam dëgjuar sa s’ka më! iu drejtua Braçe Ahmetajt ndërkohë që në këtë debat ka ndërhyrë dhe Rama.

“Është pozitive që ne bëjmë debate dhe amendamente, bëjmë dhe opozitën e këtij parlamenti. Praktikisht gjithë dita e sotme ka qenë e frytshme, pasi ka qenë për përmirësime të draftit të buxhetit dhe paketën fiskale. Mesazhi i këtij buxheti dhe pakete është shumë pozitiv. pavarësisht se fokus në këtë seancë tek disa amendamente mund të krijojë ide pak më ndryshe.”, tha Rama.

Projektligjet

Mësohet se në rendin e ditës së seancës së sotme plenare ishte po ashtu edhe projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.102/2015, “Për sektorin e gazit natyror”, të ndryshuar. Në seancën e sotme plenare pritet edhe miratimi i disa marrëveshjeve të rëndësishme ndërkombëtare ndër të cilat projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen e Lisbonës për mbrojtjen e emërtimeve të origjinës dhe regjistrimin e tyre ndërkombëtar”.

Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në amendamentin e Kigalit të protokollit të Montrealit, “Për substancat që hollojnë shtresën e ozonit””, si dhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Komisionit Evropian për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë – Republika e Shqipërisë, 2014-2020, alokimet e vitit 2017”.

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.9981, datë 8.9.2008, “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar; projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar; projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar; projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Projektvendimi “Për emërimin e një anëtari të Bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë”, ndërsa pritet edhe miratimi i projektligjeve të mbartura si ai “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar””.

***

Kryeministri Edi Rama i ka quajtur të frytshme debatet brenda maxhorancës për buxhetin 2019.

Kreu i qeverisë deklaroi se kjo maxhrancë po bën edhe opozitën.

Kryeministri Edi Rama reagoi pasi Kuvendi rrëzoi amendamentin e Braçes, që propozonte rritje të TVSH-së për kazinotë, që do ta zhvendosin prej janarit të vitit të ardhshëm veprimtarinë e tyre vetëm në hotele me 5 yje, nga 15% që është aktualisht në 30%.

Në fjalën e tij duke iu referuar pretendimeve për lojërat e fatit, Rama tha se në Shqipëri nuk ka asnjë hotel me pesë yje.

Nuk mund të rrisim një taksë për diçka që nuk e kemi për momentin”, deklaroi Kryeministri.

“Është pozitivë që bëjmë debate dhe amendamente dhe bëjmë edhe opozitën e këtij parlamenti. Janë bërë ndryshime të rëndësishme në buxhet dhe në paketën fiskale. Buxheti është shumë pozitiv. Dua të kujtoj se në Shqipëri, nuk kemi asnjë hotel me 5 yje. Prandaj sot nuk mund të taksojmë asgjë“, tha Rama

Ndërsa, deputeti i PS, Paulin Sterkaj doli kundër amendamentit të Braçes, por edhe kundër ministrit. Ai kërkoi që bixhozi të hiqet edhe nga resortet me 5 yje

“Nuk jam as me Braçen për këtë amendament, por nuk jam as me ministrin, se unë këtë nuk e kuptoj. Heqja e lojërave të fatit është hequr në masë absolute tek sporti, bixhozi dhe lojërat elektronike, por është dhënë në hotele me 4 apo 5 yje. Pra këtu nuk është hequr bixhozi për njerëzit, këtu bixhozi ekziston. Nëse bixhozi hiqet, të hiqet absolut në çdo institucion turistik. Jam kundër Braces që ti vëmë 30% sepse ata do fitojnë. Unë do isha të hiqen krejt bixhozet, mos stimulohen as në hotele me 5 yje as me 6 yje, për shkak se këtu po ndajmë shtresat. Të pasurit paskan të drejtë të luajnë, që shkojnë në hotele me 5 apo 6 yje. Ndërsa të varfërit spaskan të drejtë të luajnë me lojërat e fatit. 

Debatet mes kryetarit të Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe dhe ministrit të Financave Arben Ahmetaj, u zhvendosen nga Komisioni i Ekonomisë në Kuvend.

Kuvendi rrëzoi edhe një amendament tjetër të Braçes, i cili kërkoi heqjen e tatimit për veprimtarine e librashitjes

“Propozoj që kjo veprimtari të mos tatohet. Kjo do të nxisë blerjen e librave dhe shtimin e lexuesve”, deklaroi Braçe

“Ne e kemi realizuar me kohë këta që thotë Braçe, duke i vënë taksën zero biznesit të vogël”, deklaroi Ahmetaj

Javanews/a.çupaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU