Miratimi i qeverisë “Rama 2”, pasdite në 17:00 betimi në Presidencë

Sot pasdite në orën 17:00 qeveria e re “Rama 2” do të betohet në Presidencë.

Pas votimit mëngjesin e sotëm në orën 07:00 në Kuvend, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e rinj do të drejtohen në Presidencë për betimin për të nisur zyrtarisht punën për mandatin e dytë.

Ceremonia e betimit u vendos pasdite, pasi Presidenti Ilir Meta ndodhet në Itali në një vizitë zyrtare.

Të shtunën Meta dekretoi Ramën kryeministër, të dielën qeverinë, ndërsa pas miratimit në Kuvend me 78 vota pro pasdite do të bëhet betimi dhe do të zhvillohet mbledhja e parë.

Në mbledhje e parë, Rama ka paralajmëruar se do të marrë dy vendime; Shpalljen e ‘Vitit të Skënderbeut’ dhe vendimi i dytë për dhënien fund të burokracisë në administratë.

KABINETI I RI QEVERITAR “RAMA 2”
Kryeministër Edi Rama
Zv/ kryeministre Senida Mesi
Ministër i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko
Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrëseve Sonila Qato
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati​
Ministria e Brendshme Fatmir Xhafaj
Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka
Ministria e Drejtësisë Etilda Gjoni
Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro
Ministria e Financave, Ekonomisë e Punës Arben Ahemtaj
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla
Ministria e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social Ogerta Manastirliu
Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU