Miqësorja e radhës, Shqipëria përballet me Jordaninë në 10 tetor

FSHF konfirmon zyrtarisht miqësoren Shqipëri-Jordani e cila do të luhet në 10 tetor në stadiumin “Elbasan Arena”.

Flitej prej disa ditësh që Kombëtarja do të luante një ndehsje miqësore me Jordaninë por tashmë e konfirmon edhe FSHF.

Gjatë ditëve të fundit FSHF ka zyrtarizuar dy ndeshje miqëosre për Shqipërinë .

Ndaj Jordanisë do të luhet në 10 tetor ndërsa më 20 nëntor Shqipëria do të presë në Elbasan Uellsin e Gareth Bale.Këto ndeshje vijnë në periudhën kur djemtë e Christian Panuccit do të jenë të impenjaur edhe me ndeshjet zyrtare në kuadër të Ligës së Kombeve.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU