Ministrja Nikolla: Orët ’90 do jenë lehtësim për nxënësit e prindërit!

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në një intervistë të dhënë, është shprehur se sitemi i orëve 90 minutëshe do të jenë një lehtësim për familjarët dhe kjo ka kohë që zbatohet në disa shkolla me kërkesën e prindërve.

E pyetur se ky sistem nuk është i aplikuar në asnjë vend, ministrja u shpreh se “çdo kush që është interesuar mund të shikojë, Finlandën. Holandën, Kanadanë, etj”.

“Ky sistem nuk është vetëm një lehtësim i peshës së çantës, por një lehtësim në mënyrën e të mësuarit, duke e hequr përgjegjësinë nga prindërit dhe duke ja kaluar mësuesve, pasi është përgjegjësia jonë, sepse jo të gjithë nxënësit i kanë prindërit intelektualë dhe mund ti ndihmojnë për mësimet”, u shpreh Nikolla.

“Në vend ka disa institucione arsimore private që e aplikojnë këtë sistem me konfirmimin e prindërve dhe kjo sjell rezultate të kënaqshme”, thotë Nikolla.

Gjithashtu ministrja Nikolla u shpreh se të gjithë prindërit janë të ftuar për tu përfshirë në këtë debat me sygjerimet dhe kritikat e tyre.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU