Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion për të lënduarit e protestës së opozitës së bashkuar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 5 policë, të lënduar me mjete të forta, në kokë dhe në kurriz, janë transportuar për trajtim të specializuar në spitalin universitar të Traumës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm.
Ndërkaq sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë mbetur të lënduar edhe dy perfaqesues te medias dhe 5 protestues.
Aktualisht po marrin trajtimin e nevojshem dhe mjeket konfirmojne se jane ne gjendje te stabilizuar shendetesore. Me heret, 2 police me demtime ne koke dhe kurriz,nga mjete te forta, u derguan ne spitalin e Traumes, ku po marrin mjekimin e duhur mjekesor. Ne total, jane 15 persona qe po marrin trajtim mjekesor ne 3 spitalet universitare te Tiranes. Urgjenca mjekesore ne terren dhe ne spitale eshte ne gatishmeri te plote.
/a.meta