Ministri qipriot: Rrëmbyesi i avionit quhet Seif Eldin Mustafa

Ministri i Jashtëm i Qipros ka zbuluar identitetin e rrëmbyesit të avionit. Sipas tij, rrëmbyesi quhet Seif Eldin Mustafa, pa dhënë më tepër hollësi.

Mbetet për t’u parë nëse ky version do të qëndrojë deri në fund, duke pasur parasysh që në fillim u tha për tjetër person, deri sa doli që ai ishte thjesht një pasagjer.

Ai ka kërkuar dorëzimin e një letre për ish-gruan qipriote.

Momenti kur Mustafa hedh letrën për ish-gruan nga dritarja e kabinës.
Momenti kur Mustafa hedh letrën për ish-gruan nga dritarja e kabinës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU