Ministri fajëson Merkelin: Pranimi i emigrantëve, shkaku i të gjitha problemeve në Gjermani

Bundeskanzlerin und CDU-Bundesvorsitzende Angela Merkel steht neben dem CSU Vorsitzenden Horst Seehofer am 03.07.2017 in Berlin bei der Pressekonferenz zur Vorstellung des Wahlprogramms. Die Parteien haben in einer gemeinsamen Vorstandssitzung ihr Programm zur Bundestagswahl 2017 unter dem Motto "Für ein Dutschland, in dem wir gut und gerne leben. Regierungsprogramm 2017 - 2021 beschlossen. Foto: Michael Kappeler/dpa +++(c) dpa - Bildfunk+++

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, një politikan konservator dhe kundërshtar i politikës së dyerve të hapura të kancelares Angela Merkel për refugjatët, e ka konsideruar migracionin si “shkaku i të gjitha problemeve politike” me të cilat përballet sot Gjermania, raporton ata.

Në një intervistë për gazetën gjermane Rheinische Post”, Seehofer u shpreh se migracioni ishte faktori i parë përgjegjës për forcimin e partisë së djathtë “Alternativa për Gjermaninë”, shkaktari i përçarjes së vendit dhe mungesës së mbështetjes popullore për partitë kryesore politike.

“Çështja e emigracionit është shkaku i të gjitha problemeve në këtë vend. E them këtë prej tre vjetësh”, deklaroi Seehofer.

Kancelarja Merkel e kundërshtoi këtë deklaratë, duke u shprehur në një prononcim për televizionin privat “RTL” se migracioni “na vë përballë sfidash dhe kjo natyrisht përfshin edhe probleme”.

Seehofer, njëkohësisht lideri konservator i CSU-së, homologia bavareze e CDU-së së kancelares Merkel, gati sa nuk çoi në rrëzimin e qeverisë gjermane disa muaj më parë, duke paralajmëruar se do të fillonte t’i kthente mbrapsht refugjatët në kufi.

Seehofer komentoi gjithashtu edhe dhunën e mbështetësve të së djathtës në qytetin lindor të Chemnitzit, pas vrasjes së një qytetari gjerman nga dy azilantë.

Sipas medias vendase, Seehofer u shpreh se vrasja nuk i justifikonte trazirat dhe se mban qëndrim për “zero tolerancë” ndaj dhunës./a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU