Ministri Bushati në një vizitë surprizë në Iran (Galeri foto)

Duket se akujt po shkrijnë mes dy vendeve tona. Kete e tregoi vizita e fundit e ministrit Bushati ne Iran qe eshte mbajtur larg medias.

3396598-5607173Ministri i Jashtëm  Ditmir Bushati, në krye të një delegacioni politik dhe tregtar shqiptar ka mbërritur në Teheran për një vizitë zyrtare dyditore në Iran.

3396598-5607174 Lajmi është bërë i ditur nga mediat iraniane dhe ka qenë shumë i rezervuar në Shqipëri.

3396598-5607172“Kjo vizitë konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

3396598-5607176 Më 31 Tetor 2016, presidenti i Republikës Islamike të Iranit z. Hasan Ruhani, në takim me ambasadorin e akredituar të Shqipërisë z. Genti Gazheli, duke theksuar se Irani dhe Shqipëria kanë shumë të përbashkëta kulturore dhe fetare, shtoi: “Republika Islamike e Iranit dëshiron zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe krijimin e një zhvillimi pozitiv në marrëdhëniet ekonomike, kulturore, shkencore dhe turistike me Republikën e Shqipërisë.”

3396598-5607177Duke theksuar se ekzistojnë potenciale të mëdha për thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, presidenti Ruhani kërkoi shfrytëzimin e këtyre potencialeve në interes të dy shteteve dhe dy popujve si dhe ceku nevojën e prezantimit të kapaciteteve të investitorëve dhe kompanive shtetërore e private të Iranit dhe Shqipërisë”, raporton agjencia e lajmeve iraniane në shqip, Parstoday.com. (b.an)

3396598-56071703396598-5607171

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU