Ministra, kryebashkiakë e zyrtarë në ankth, Asamblea e PS vendos fatin e tyre sot

Partia Socialiste zhvillon sot mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Kjo e sotmja cilësohet një mbledhje mjaft e rëndësishme pasi mund të përcaktojë jo pak mbi fatin e ministrave aktualë, kryebashkiakëve të së majtës si dhe raporteve me opozitën.

Pas fjalës hapëse të kryesocialistit Edi Rama, pika e dytë e rendit të ditës është raportimi mbi performancën e qeverisë. Çdo ministër do të jetë para analizës rreth rezultateve.

Është folur shumë për ndryshime të mundshme në qeveri. Analiza e Asamblesë sot pritet të jetë momenti kur edhe do të mësohet rreth këtyre lajmeve.

Koordinatorja për bashkëqeverisjen Elisa Spiropali pritet të paraqesë një raport të gjerë lidhur me punën e bërë deri tani. Ky raport po ashtu shihet me mjaft rëndësi për drejtuesit në bazë të partisë dhe administratës.

Kryeminsitri Rama ka paralëjmëruar se ata që nuk u janë përgjigjur halleve të qytetarëve do të largohen.

Tjetër pikë me rëndësi ëhstë performanca e njësive vendore. Kryebashkiakët do të vendosen në “skaner” dhe ata që vlerësohen me rezultate të dobëta nuk do të kandidohen në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Në diskutim do jetë edhe performanca e bazës së partisë si dhe çëshgtje të tjera të rendit të ditës.

Axhenda e Asamblesë Kombëtare:

  1. Raport Kombëtar i Llogaridhënies Publike të Qeverisë “Puna për Shqipërinë që duam”.
  1. Raport i Grupit të Punës të Asamblesë Kombëtare të Partisë: “Mbi performancën e përfaqësuesve të Partisë Socialiste në qeverisjen vendore”.
  1. Udhëzim për fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillave Bashkiake për zgjedhjet vendore 2019.
  1. Udhëzim për ngritjen e strukturave koordinuese elektorale për zgjedhjet vendore 2019.
  1. Raporti Kombëtar i Procesit të Bashkëqeverisjes deri më datë 31.08.2018.
  1. Raport mbi punën e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në dy sesionet e para të Legjislaturës IX.
  1. Informacion mbi punën e strukturave vendore të Partisë në raport me Axhendën Politike Vjetore të Partisë.
  1. Udhëzim për fillimin e Fushatës Kombëtare “E gjithë vëmendja te Ju”.
  1. Miratimi i strategjisë: “Partia Socialiste e hapur për Ty”.
  2. E drejta e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe informacion mbi ecurinë e Reformës Zgjedhore.
  1. Raport mbi gjendjen aktuale të Partisë dixhitale.
  2. Vendim për unifikimin e Regjistrit Dixhital të PS.

/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU