Minatorët protestë para kryeministrisë: Mos na mashtroni, duam statusin

Minatorët kanë protestuar sërisht këtë të premte përballë Kryeministrisë.

Mosmiratimi i statusit të dakordësuar me qeverinë, ka bërë që dhjetra minantorë t’i rikujtojnë kryeminsitrit Edi Rama që të mos i mashtrojë më.

Ata u shprehën se kostoja financiare është totalisht e përballueshme për shtetin nëse mirëmenaxhohen pasuritë nëntokësore.

“Ne i themi Ministrit të Finnacave Arben Ahmetaj, administro mirë naftën, kromin, bakrin, pasuritë nëntokësore dhe fatura për statusin e minatorëve është plotësisht e mundshme dhe e padiskutueshme. Në projektligj ne kemi kërkuar jo më shumë se 50% të kërkesave që do kishin minatorët, kontributin për secilin minator.Kryeministër ne nuk erdhëm në këtë protestë për t’iu kritikuar ju si personin që na ka shkaktuar këtë padrejtësi sociale, përkundër. Duam statusin e minatorit të dakordësuar dhe nga ju Kryeministër.”

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU