Ish-ministri i Jashtëm shqiptar Paskal Milo, duke iu referuar deklaratave të Presidentit Meta se nevojitet një zgjidhje para se të krijohen konfrontime në vend, tha në Open se Shqipëria ndodhet në një fazë të tillë që nëse një protestues vritet, Shqipëria digjet.
“Shumë kollaj mund të shkosh në konfrontime në Shqipëri. Mjafton një viktimë në protestë dhe Shqipëria merr flakë”, u shpreh Milo.
Ish-ministri i Jashtëm shqiptar Paskal Milo deklaroi në Open se deklaratat e Ilir Metës janë një lojë e fortë politike që drejtohet edhe ndaj qeverisë por edhe ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas Milos, Meta kërkon të trondisë dhe të sjellë një zhvillim që do të çojë tek tërheqja e mazhorancës. Metafora me Aljenden i drejtohet edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
/a.rada
Nje ish ministri qe u be i tille pas katraures se 97, nuk i takon te bej Kasandren per fatkeqesine e pritshme; eshte dhe nje fare ish ambasadori Nesho, qe nuk mungon ne asnje ekran; ne fakt pervec varferise se argumenteve, dallohet edhe per sulmet te vazhdueshme kunder PS se E. Rames