“Mileniumi i Tretë” dhuron bursa për dy aktorët e “Shokut”

Dy fëmijët, artistët e mrekullueshëm të filmit të metrazhit të shkurtër “Shok”, Lum Veseli dhe Andi Bajgora do të mund të fillojnë shkollimin e tyre në Shkollën “Mileniumi i Tretë”.

Drejtoresha e Shkollës “Mileniumi i Tretë”, Znj. Afrore Lila, njoftoi se Shkolla “Mileniumi i Tretë” ofron 2 bursa të plota shkollimi për dy fëmijët që e bënë Kosovën të ndihet krenare me nominimin e filmit “Shok” për çmimin “Oskar”, në të cilën patën role kryesore këta dy artistë.

Përfituesit e bursave janë përzgjedhur nga vetë shkolla duke i dhënë prioritet artit kosovar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU