Milano/ Murosën shqiptarin, gjykata jep vendimin për ish të dashurën dhe ekzekutorët

Gjykata e Milanos ka hedhur poshtë kërkesën e katër të dyshuarëve italian për vrasjen makabër të një shtetasi shqiptar në provincën e Senagos. Gjykata ka mohuar kërkesën e tyre pasi thuhet se ka prova të mjaftueshme të cilat përfshijnë katër italianët në vrasjen dhe më pas murosjen e shqiptarit në një vilë në Senego. Trupi i shqiptarit të identifikuar si shtetasi, Astrit Lamaj u gjet më 19 Janar të këtij viti, ku gjatë një rikonstruksioni që po i bëhej një vile antike  në komunën Senago në provincën e Milanos.

Sipas hetuesve ngjarja ka ndodhur në janar të vitit 2013 ku urdhërin për vrasjen dhe murosjen e shqiptarit e ka dhënë ish e dashura e shqiptari pasi ajo dyshonte se Astriti e kishte vjedhur fshehurazi. Më pas tre ekzekutorët kanë kapur Astrit Lamajt dhe e kanë mbytur me një litar. Pasi e kanë vrarë, ekzekutorët e kanë murosur në vilën ku u gjet në janar të këtij viti.

/a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU