Milan e fiksuar pas Fabregasit

“Rossonerët” planifikojnë transferimin e Fabregasit.Milani është duke menduar për përforcimin e skuadrës në afatin kalimtar të janarit.

Sipas medieve angleze, “Rossonerët” do të mundohen ta transferojnë spanjollin qysh në afatin kalimtar të janarit, pasi lojtarit i skadon kontrata në verën e vitit tjetër, transmeton KTV.

Fabregas ende nuk ka luajtur asnjë minutë në këtë sezon në Premier League, pasi ende nuk e ka fituar besimin e trajnerit të ri, Maurizio Sarrit.

31-vjeçari në këtë sezon duhet të luftojë shumë për të zënë një vend në formacionin e parë, pasi me ardhjen e Kovaçiqit dhe Jorginhos, konkurrenca te “Blutë” është shumë e madhe. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU