Meta vijon takimet me kongresmenë e senatorë në SHBA

    Kreu i Kuvendit ka vijuar me takimet e zyrtarëve të lartë të Kongresit  e Senatit në SHBA, ku kësaj here ka bashkëbiseduar me John Boehner, kryetarin në largim të Kongresit, si dhe kongresmenët Ralph Abraham e Dereck Kilmer. Fokusi i diskutimeve ka qenë zhvillimet në Shqipëri dhe rajon si dhe kriza e refugjatëve. Të gjithë bashkëbiseduesit shprehën mbështetjen e Kongresit Amerikan për ecurinë e reformave në Shqipëri dhe vlerësuan rolin e rëndësishëm që Parlamenti ka në përmbushjen e tyre.

    Gjithashtu, gjatë vizitës së tij në SHBA, Kryetari i Kuvendit u prit në një takim nga senatori z. Chris Murphy, Nënkryetar i Komitetit për Europën në Senatin Amerikan, me të cilin diskutoi mbi çështje të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, zhvillimet e brendshme dhe kursin e reformave që ka ndërmarrë mazhoranca, duke u ndalur edhe tek situata në rajon dhe kriza e refugjatëve.

    Kryetari i Kuvendit z. Meta zhvilloi një takim edhe me kongresmenin z. David Jolly me të cilin biseduan për mundësinë e rritjes së shkëmbimeve mes Kongresit amerikan dhe Parlamentit shqiptar, bashkëpunimin ekonomik dhe investimet amerikane në Shqipëri.

    Ilir Meta dhe Chris Murphy Kongresmen  (2) Ilir Meta dhe David Jolly  Senator (1)

    S'KA KOMENTE

    PËRGJIGJU