Meta uron Presidentin e ri të Malit të Zi: Gjukanoviç, garanci për paqen në Rajon

Presidenti Ilir Meta ka uruar Presidentin e zgjedhur të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç për fitoren bindëse në zgjedhjet presidenciale të së dielës.

Fitorja Juaj ishte një mbështetje e qartë për konsolidimin e orientimit euroatlantik dhe evropian të vendit, si dhe garanci për forcimin e mëtejshëm të paqes dhe bashkëpunimit rajonal”, tha Meta në mesazhin e tij për Gjukanoviç.

Milo Gjukanoviç u rizgjodh të dielën për të dytën herë President i Malit të Zi. Ai është njeriu që ka dominuar skenën politike malazeze që prej vitit 1991. Shumicën e kohës ai ka qëndruar kryeministër i vendit, me përjashtim të periudhës 1998 – 2002 kur mbante postin e presidentit.

Meta shprehu bindjen se gjatë mandatit të Gjykanoviçit, marrëdhëniet e shkëlqyera e të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve do të forcohen dhe zgjerohen edhe më tej.

Ju siguroj për vullnetin dhe dëshirën time për të punuar ngushtë me Ju në të ardhmen, në dobi të forcimit të këtij bashkëpunimi, por edhe për forcimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit tonë të përbashkët, ku dy vendet tona po japin një shembull të shkëlqyer.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU