Meta takon Ndihmës Sekretarin për Sigurinë në SHBA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë vizitës së tij në SHBA, ku do marri pjesë në inaugurimin e nisjes së detyrës si President i SHBA-ve, Donald Trump, është takuar me Ndihmës Sekretarin e Sigurisë Kombëtare, Alan Bersin.

Kryetari Kuvendit, Meta e Ndihmës Sekretari për Sigurinë, Bersin mësohet se kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në fushën e Sigurisë mes Amerikës dhe Shqipërisë.

Ata mësohet se kanë diskutuar dhe për kontrollin e kufijve përmes projekteve të reja. Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit, mes palëve është diskutuar dhe për forcën e bashkëpunimit kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Bersin gjithashtu ka falenderuar Metën për forcimin e partneritetit me SHBA, teksa ka theksuar se, “Shqipëria është partnere e rëndësishme për SHBA”. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU