Në vijim të qëndrimit në SHBA, presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte. Meta ndau me ndjekësit në facebook foto nga takimi me kreun e qeverisë italiane ndërsa shkruan:
“Kënaqësi të takoj dhe ta uroj Giuseppe Conte, për marrjen e detyrës së Kryeministrit të Italisë. Marrëdhënie të shkëlqyera tradicionale e miqësore mes dy kombeve e vendeve tona. Mirënjohës për mbështetjen dhe asistencën shumëdimensionale italiane.”, shkruan Meta
Presidenti Meta ndodhet në SHBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
a.ç