Meta: Sot vëmendja tek të pamundurit (dhe si i përgjigjet mundësisë për koalicion me PS-në)

 Nga Kisha Ortodokse Autoqefale në kryeqytet, kreu i Kuvendit Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët për festën e krishtlindjeve.

“Uroj më shumë paqe, harmoni dhe mirëkuptim për të gjithë shqiptarët në këtë ditë mjaft të rëndësishme, e në veçanti më shumë vëmendje dhe mbështetje për ata më të pamundurit, që janë në një gjendje të vështirë. Sot është një ditë reflektimi dhe shprese, teksa jemi përballë sfidave. Vështirësite për të qenë më të integruar në shoqërinë tonë duhen tejkaluar, për të qenë të gjithë të barabartë”, tha Meta.

I pyetur në fund të fjalës së tij për ftesën e kryeministrit Rama për koalicion në zgjedhjet e 2017-ës, Meta u përgjigj:

‘’Unë mendoj se sot është dita e shpresës për të gjithë dhe i uroj të gjithë shqiptarëve solidaritet’’, u shpreh Meta./java/a.k

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU